top of page

Shqipëria po kërkon punëtorë jashtë. Edi Rama duhet të shpjegojë pse shqiptarët e kërkojnë jetën jashtë…

Sep 7
1 min read

Punëtori i huaj që vjen ndershmërisht të punojë në Shqipëri nuk është problemi.


Ai meriton dinjitetin që i takon çdo njeriu që jeton nga puna e vetë.


Por shifrat ngrenë një pyetje shqiptare.


Deri në qershor, në Shqipëri rezultonin rreth 22.6 mijë shtetas të huaj të punësuar, nga 18.1 mijë në fund të vitit të kaluar.


Bizneset kanë nevojë për njerëz.


Atëherë Edi Rama duhet të përgjigjet:


Pse një vend që ka nevojë për punëtorë nuk po arrin t’u japë mjaftueshëm shqiptarëve arsye për ta ndërtuar jetën këtu?


Nuk mjafton të përgjigjesh me rritjen ekonomike.


Një vend nuk gjykohet vetëm nga sa vende pune hap.


Puna duhet të vlejë aq sa njeriu të mund të mbajë shtëpinë, të krijojë familje dhe ta projektojë të ardhmen pa e parë largimin si zgjedhjen më të arsyeshme.


Këtu është dështimi që statistika e punësimit nuk e fsheh dot.


Mungesa e krahut të punës nuk është vetëm hall i biznesit.


Është edhe pasojë që duhet lexuar bashkë me pagën, demografinë dhe aftësinë e Shqipërisë për të mbajtur njerëzit e saj.


Pas kaq vitesh qeverisjeje, Edi Rama nuk mund të kënaqet që tregu po gjen jashtë punëtorët që i mungojnë.


Detyra e qeverisjes është shumë më e madhe, ta bëjë Shqipërinë vendin ku shqiptari ka arsye të qëndrojë.


Sepse Shqipërisë nuk i mungojnë vetëm punëtorët.


Po i mungojnë shqiptarët.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page