top of page

Shteti duhet të dijë ku është dosja jote, jo kush je politikisht ti…

Sep 5
1 min read

Teknologjia mund ta bëjë administratën më të shpejtë dhe më të saktë.


E dua këtë për Shqipërinë.


Por aftësia e shtetit për të ditur nuk është pa kufi.


Kur i jap administratës të dhëna për pensionin, pronën, taksën, një leje apo një shërbim, po i jap informacionin që i duhet për atë çështje.


Nuk po i dorëzoj vetveten.


Të dhënat e mbledhura për një qëllim nuk mund të marrin fshehurazi një jetë tjetër, të bashkohen, të interpretohen apo të përdoren për të ndërtuar profilin politik të personit.


Inteligjenca artificiale mund ta ndihmojë shtetin të kuptojë më mirë problemet, nuk duhet ta shndërrojë dosjen administrative në hartë politike të njeriut.


Prandaj kufiri duhet të ndërtohet në vetë sistemin, qëllimi i përcaktuar, të dhënat e nevojshme, hyrja e gjurmueshme, përdorimet e ndaluara, përgjegjësia kur vija kalohet.


Një pushtet i kufizuar seriozisht nuk mbështetet te mirësia e administratorit, ia kufizon edhe mundësinë e keqpërdorimit.


Qytetari duhet të jetë i dukshëm për shtetin vetëm aq sa ligji i jep shtetit arsye për ta parë.


Administrata duhet të vendosë sipas asaj që të takon me ligj.


Kurrë sipas asaj që mendon se mendon ti.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page