top of page

Shteti nuk mund t’ia faturojë Pronarit harresën e vetë…

Sep 14
1 min read

Qeveria Rama propozon të bashkojë regjistrimin kadastral, administrimin e pronës shtetërore dhe proceset kalimtare në Agjencinë Shtetërore të Pronës.


Kadastra u krijua në varësi të Kryeministrit sipas ligjit të vitit 2018. Rama nuk po merr në dorë shtetin e dikujt tjetër, përgjegjësia e tij nuk fillon me agjencinë e re.


Prona private është e drejtë kushtetuese, jo favor që rinovohet sa herë ndryshon administrata.


Rinisja do të depozitojë memorandum publik mbi tri projektligjet përpara mbylljes së konsultimit më 7 tetor.


Kërkojmë që bashkë me dosjen të kalojnë data e nisjes, afatet, detyrimet dhe përgjegjësitë.


Pritja e pronarit nuk fillon ditën kur agjencia e re hap regjistrin.


Dokumentet që shteti zotëron duhet t’i kërkojë brenda vetes, jo ta dërgojë pronarin të mbledhë copat e kujtesës së tij.


Çdo ndërhyrje në regjistër duhet të ruajë gjendjen e mëparshme, autorin, datën, dokumentin dhe arsyetimin, të arritshme për të prekurin.


Korrigjimi duhet të ndreqë të dhënën pa ia marrë pronarit provën me të cilën kërkon përgjegjësi.


Kur shteti pretendon të njëjtën pronë, kërkojmë bazën ligjore, provat e pretendimit dhe kontroll gjyqësor të përdorshëm.


Fakti që administron regjistrin nuk ia provon pronësinë.


Kushtetuta njeh zhdëmtimin për dëmin nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme shtetërore.


Kërkojmë afate për vendimin dhe pagesën, sepse ndreqja e regjistrit nuk i shlyen vetvetiu humbjet e provuara të familjes.


Pas trembëdhjetë vitesh qeverisjeje, Rama i detyrohet publikut bilancin e dosjeve të pambyllura, vonesave dhe detyrimeve të papaguara.


Fëmijëve duhet t’u mbetet prona, jo detyra për të rindërtuar dosjen që prindërit ia dorëzuan shtetit.


Qeveria nuk mund ta quajë të mbyllur të shkuarën që pronari vazhdon ta paguajë.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page