top of page

Sot 1 vit nga dorëheqja ime si Kryetar i Rinisjes🇦🇱🫶

Sep 19
2 min read

Nga Arian Galdini


Sot bëhet një vit që dhashë dorëheqjen si Kryetar i LRE Rinisjes.


Nuk u largova nga Rinisja.

Nuk u largova nga politika.

Nuk u largova nga përgjegjësia.


Lashë një karrige, titull.


Dhe pas një viti besoj edhe më fort se Shqipërisë i duhet një kulturë e re e lidershipit, të drejtosh pa menduar se ajo që drejton të përket.


Sepse pushteti nuk korruptohet vetëm kur vidhet. Korruptohet edhe kur përvetësohet.


Partia nuk është pronë e themeluesit.


Shteti nuk është pronë e fituesit.


Bashkia nuk është pronë e kryetarit.


Shqipëria nuk është pronë e brezit që rastësisht e administron sot.


Këtu takohet e Djathta Humane me Prindërimin politik.


Ne jemi të përkohshëm. Atdheu jo.


Detyra jonë nuk është t’u lëmë fëmijëve pushtetin tonë.


Është t’u lëmë një vend ku ata të mos kenë nevojë për lejen tonë që të jenë të lirë.


Prandaj shqiptaria që besoj nuk kërkon një udhëheqës të përjetshëm.


Kërkon njerëz që dinë të ndërtojnë, të shërbejnë, të përgatisin të tjerë dhe, kur vjen koha, të hapin vend.


Kombëtarizmi im fillon pikërisht këtu, Kombi mbi karrierën. Republika mbi partinë.


Brezi që vjen mbi egon e brezit që është.


Shqipëria e sotme ka nevojë për këtë ndryshim më shumë se për një emër tjetër në majë.


Sepse ndryshimi i madh nuk është të zëvendësojmë njeriun që mban pushtetin.


Është të ndryshojmë marrëdhënien tonë me pushtetin.


Një vit më parë bëra një zgjedhje të vogël.


Sot e kuptoj edhe më qartë kuptimin e saj, mund të vazhdosh një mision pa zotëruar karrigen prej së cilës nisi.


Unë vazhdoj.


Me më shumë ide.

Me më shumë përgjegjësi.

Me të njëjtin besim te Shqipëria.


Sepse Rinisja që dua nuk ndërton njerëz të pazëvendësueshëm.


Ndërton një Shqipëri që nuk varet më nga njerëzit e pazëvendësueshëm.


Arian Galdini

LRE Rinisja 🇦🇱

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page