top of page

Sot do të jem para Parlamentit

8 hours ago
2 min read

Do të jem në Protestë kundër Reformës Territoriale të Edi Ramës, Partisë Socialiste dhe qeverisë së tij. Jam kundër. Pikë.


Sepse kjo nuk është thjesht një betejë për hartën.


Është betejë për kufirin e pushtetit.


Edi Rama drejton prej vitesh qeverinë që bëri reformën e madhe territoriale të djeshme.


Përpara se të kërkojë një tjetër ndryshim të madh sot, i detyrohet vendit një përgjigje politike, ku është bilanci publik, i plotë dhe bindës i reformës së mëparshme?


Çfarë funksionoi?


Çfarë nuk funksionoi?


Ku qytetari fitoi shërbim dhe ku humbi afërsi?


Ku u forcua bashkia dhe ku u dobësua bashkësia?


Nuk mund t’i kërkosh Shqipërisë të mësohet përsëri me një hartë të re pa i treguar më parë çfarë mësove ti nga harta që ndryshove dje.


Dhe pas hartës janë njerëzit.


Mos më thuaj vetëm se emrat e tyre do të mbeten.


Më thuaj çfarë fuqie reale do të mbetet aty.


Sepse një qytet mund të mbetet në tabelë dhe të zvogëlohet në vendimmarrje.


Një bashkësi mund të vazhdojë të ekzistojë dhe të humbasë peshën mbi buxhetin, përfaqësimin dhe prioritetet që prekin jetën e saj.


Emri pa fuqi është tabelë.


Nuk është vetëqeverisje.


Këtu qëndron ajo që unë e quaj Juridiksioni i Afërsisë.


Ajo që mund të qeveriset mirë pranë qytetarit duhet të mbetet pranë tij.


Kush kërkon ta largojë, duhet të arsyetojë çfarë fiton qytetari dhe çfarë i merret.


Sepse distanca mund të bëhet pushtet.


Dhe kjo është arsyeja pse kundërshtimi im ndaj Edi Ramës është edhe doktrinar.


Rama qeveris. Nuk zotëron.

PS ka shumicën. Nuk është Republika.


Unë besoj te një e djathtë që nuk pret të vijë vetë në pushtet për të zbuluar kufijtë e pushtetit.


Besoj te qytetari para aparatit, te bashkësia para përqendrimit, te qeverisja që jep llogari përpara se të kërkojë më shumë hapësirë për të vendosur.


Për mua kjo protestë ka pikërisht këtë kauzë.


Ajo që mund të qeveriset mirë pranë qytetarit duhet të mbetet pranë tij.


Largimi kërkon arsye.


Dhe sa më shumë që qytetarit i pakësohen përfaqësimi, aksesi dhe kontrolli, aq më e rëndë bëhet detyra e pushtetit për ta justifikuar atë largim.


Sepse distanca mund të bëhet pushtet.


Edi Rama qeveris Shqipërinë.


Nuk është Shqipëria.


Partia Socialiste ka shumicën.


Nuk është Republika.


Mandati të jep të drejtën të qeverisësh. Nuk të jep pronësi mbi territorin, bashkësitë dhe të ardhmen e tyre.


Prandaj sot do të jem para Parlamentit.


Sepse kjo protestë nuk mbron thjesht një hartë.


Mbron një kufi, qeveria mund të ndryshojë administrimin e vendit, nuk mund ta trajtojë vendin si pronë të shumicës së saj.


Dhe reforma nuk matet nga sa bukur vizatohet harta.


Matet nga sa qytetar mbetet qytetari pasi harta ndryshon.


Prandaj sot protestoj.


Jo për të ngrirë të djeshmen.


Por për të mos lejuar që qytetari të bëhet gjithnjë e më i vogël sa herë pushteti kërkon të bëhet më i madh.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page