Sot është dita kur gëzimi vjen i merituar
- Arian Galdini

- 3 days ago
- 1 min read

Fitër Bajrami mbërrin pasi njeriu ka kaluar nëpër uri që e zbret nga vetja, nëpër lutje që ia vë zemrën në dritë, nëpër përmbajtje që ia kujton kufirin.
Prandaj kjo festë nuk mbahet te stolia e ditës.
Ajo mban peshën e një pastrimi të fituar. Kurani e lidh agjërimin me devotshmërinë, me atë lartësi të brendshme ku njeriu del nga rrethi i vetes, i hapet Allahut dhe bëhet më i ndershëm me tjetrin.
Mirësia, në Kuran, nuk matet me pamje, as me shenjën e jashtme të besimit, por me besim që jep, me fjalë që mbahet besë, me zemër që duron në sprovë.
As fisnikëria më e lartë nuk i jepet emrit, gjakut a fisit, por devotshmërisë.
Këtu qëndron madhështia e kësaj dite, njeriu nuk ngrihet duke mbledhur më shumë për veten, por duke u pastruar aq sa të ketë më shumë vend për Zotin, më shumë dhembshuri për tjetrin, më shumë dritë në ndërgjegje.
Uroj që Fitër Bajrami t’ju vijë si paqe që nuk tretet me mbrëmjen.
Gëzuar Fitër Bajramin.
Kuran: El-Bekare 2:183, 2:177; El-Huxhurat 49:13.
.png)



Comments