Sot rinisim punën…

Rinisim takimet dhe aktivitetet tona të Rinisjes.
Së pari, mos na kërkoni në media.
Nuk do të na gjeni në media.
Na kërkoni vetëm në Rrjetet tona Sociale.
Rrjetet Sociale janë e vetmja media dhe do të jenë e vetmja media dhe e vetmja platformë komunikimi për Arian Galdinin dhe Rinisjen.
Së dyti, në dt 24 tetor ne mbushim 6 vjet si Parti Politike, 6 vjet bashkë.
Shënojeni këtë datë sepse do të mblidhemi në Seli për ta festuar këtë ditë e gjithashtu për të konfirmuar e rikonfirmuar besëlidhjen tonë, besëlidhjen e të mirëve dhe të merituarve, Besëlidhjen e Rinisjes.
Së treti, rinisim takimet tona kudo e ngado ku ka shqiptarë, e ku na thërrasin e ftojnë shqiptarët, në çdo fshat, lagje e qytet të Shqipërisë e ngado në Diasporë.
Së katërti, kemi nisur edhe fushatën e anëtarësimeve dhe rianëtarësimeve në Rinisje. Kushdo që në këto 6 vite, ka qenë aktiv, i angazhuar apo veprimtar e drejtues në Rinisje, është i/e ftuar që të na ribashkohet sërisht.
Çdo ndarje, zhgënjim, keqkuptim, mund të tejkalohet nëse ne duam së bashku të rishihemi në sy, flasim e ripaqtohemi, ripajtohemi e ribashkohemi, me Rinisjen e Nderin e Vlerat si themel e qëllim madhor.
Gjithashtu mirëpresim edhe çdokënd që dëshiron të na bashkohet si anëtar/e dhe veprimtar.
Na kontaktoni në:
Facebook Inbox
Nr cel: 0684060131
Bekime e përqafime,
Arian Galdini
Rinisja





Comments