Sqarimi dhe pyetja e fundit:
- Arian Galdini

- 4 days ago
- 3 min read

Në 6 vitet e fundit, ka shumë nga ju që më ndiqni me “simpati në heshtje”…
Kam 6 vjet që thërras, klith, kërkoj mbështetje, inkurajim, por asnjëri prej jush nuk ka marrë mundimin kurrë as të më çojë kurrë asnjë së paku mesazh inkurajimi…
“Heshtje”, heshtje, heshtje dhe vetëm simpati në heshtje…
Trysninë, baltën, kërcënimet, mallkimet, vuajtjet, thyerjet e turinjve, dështimet, poshtërimet, sharjet, mallkimet, gjirizthashthemet, mohimin, shpifjet, ligësitë, gjakosjen, përbaltjen, i kam mbajtur të gjitha vetëm, vetëm fillikat.
Vuajtjet, dhimbjet, rrëzimet, i kam vuajtur vetëm krejt vetëm, si qen i braktisur e i vetmuar…
Nuk ju jam ankuar kurrë, e nuk ju kam kërkuar kurrë të bëni asgjë për mua.
E as sot e as kurrë nuk do tju kërkoj asgjë, sepse nuk dua të bëni asgjë për mua…
Jam nga ata që i lëpij e shëroj vetë plagët e mia.
Prandaj jam këtu.
Prandaj edhe ia Rinis.
Por:
Lexoj shpesh, komente nga njerëz që as i njoh fare e as më njohin fare, të cilët sipas “kuptimit e mendjes së tyre”, më shajnë e etiketojnë për vendime që unë nuk i kam marrë kurrë, për informacione që ata i kanë për mua por që unë nuk i di hiç, për shok e miq që ata mi bëjnë mua por që unë as kam lidhje fare, etj, etj, etj…
Nga të panjohurit e kuptoj sepse kjo është kultura në këto kohë në këtë vendin tonë, janë pafund të mëdha ushtritë e vrerit që shajnë parë e mbrapë këdo e çfarëdo që u del para syve.
Çfarë më ka lënduar këto ditë, kanë qenë komente nga ata që e shpallin e konsiderojnë veten e tyre si “simpatizantë të heshtur”…
Postimi im për bisedat telefonike me Flamur Nokën dhe Sali Berishën, ka shpërthyer një furi “komentesh negative” nga simpatizantët e heshtur, të cilët qenkërkan ndjerë të zhgënjyer e tradhëtuar nga unë…
Po pse?
Pse?
A kemi ndonjë kontratë besimi e mirëbesimi publike apo private ne bashkë?
A ju kam premtuar unë juve diçka a çfarëdo gjëje?
Ma thoni, ku është kontrata?
Se zhgënjimi vjen kur ka premtim e angazhim publik a privat…
Ku është kontrata që kemi bashkë e ku është premtimi im?
Ma tregoni…
Aaaaa, kemi kontratë morale bashkë..
Dakort…
Por nëse unë kam 6 vjet që e firmos, mbaj, duroj i vetëm dhe plot dhimbje e sakrifica pjesën time të kontratës time morale me ata që më ndjekin e dëgjojnë, juve “simpatizantët e heshtur”, as keni denjuar ta konsideroni këtë kontratë.
Heshtja, është konsent, por jo firmë në kontratat morale.
Konsenti pohon, por nuk merr përgjegjësi.
Atëherë, ma thoni, ju “simpatizantët e heshtur”, pse u zemëruat e zhgënjyet nga mua?
Pse?
E pse duhet tju jap juve llogari juve unë, e pse duhet tju detyrohem juve shpjegime e sqarime pafund unë, kur ju me heshtjen tuaj e refuzoni “kontratën publike morale” që unë kam 6 vjet që e firmos çdo ditë me gjak, djersë, lotë, dhimbje, sakrifica, nder e vlerë, e krejt i vetmuar????
Kjo është e rëndësishme të kuptohet në këtë nivel moral e njerëzor si fillim.
Sepse unë nuk i kam detyrim askujt, askujt, sepse nuk kam kontratë morale e asnjëlloj kontrate të asnjë lloji, e as i kam premtuar askujt asgjë, asgjë.
E në fund:
Ju që më gjykoni e zhgënjeheni pa e ditur të vërtetën, e pa e kuptuar të vërtetën, e pa ditur asgjë, ose duke dëgjuar e lexuar përciptazi, çfarë ju rastis të dëgjoni apo lexoni, ose më pyesni mua, ose përndryshe, bëjeni zhgënjimin tuaj jo si gjykim mbi mua por si pasqyrë për veten.
Kaq
.png)



Comments