top of page

Ta sqarojmë edhe njëherë për herë të fundit…


Ne nuk jemi Flamingot.


Ne jemi Rinisja.


Ne nuk kemi asnjë lidhje, asnjë ndërlidhje, asnjë ngjashmëri, asnjë afërsi, me Flamingot.


Asnjë, zero, fare.


Nuk jemi as me Flamingot, as kundër Flamingove.


Ata janë në Revolucionin e tyre, e Zoti i Bekoftë, e fitofshin.


Por pa ne.


Ne jemi në Rinisjen tonë, por larg shumë larg Flamingove e pa asnjë dëshirë për tu krahasuar, përplasur apo ndërlidhur me ta.


Nuk jemi kundër tyre, nuk jemi kundër Flamingove.


Thjesht ne jemi dy botëkuptime krejt të ndryshme, dy botë krejt të ndryshme, dy metodologji, filozofi e mënyra mendimi e veprimi e organizimi krejt të ndryshme.


Secili në lirinë e dinjitetin e të drejtën e vetë.


Kaq.


Nuk jemi Flamingot, nuk kemi lidhje me Flamingot, nuk duam të kemi asnjë lidhje me Flamingot, e nuk duam të na krahasoni apo kundërvini me Flamingot.


Ata janë Revolucioni dhe thirrja për Revolucion.


Ne jemi Rinisja dhe thirrja jonë është për Urti dhe Shqipërinë e Urtisë.


Ata janë Protesta.


Ne jemi Pakti i Urtisë për Shqipërinë Mendonjëse.


Ata janë “Konglomerat Organizativ”…


Ne jemi LRE Rinisja, e djathta humane, shqiptaristë të vendosur, kombëtaristë të qartë e prindërues të pamëdyshtë.


Ata jane “Koalicioni i Mohimeve”, sepse janë të gjithë bashkë dhe të gjithë kundër njëri tjetrit e kundër të gjithëve.


Ne jemi Rinisja dhe veç Rinisja.


Ata kanë Grupe Mikrofoni e Organizimi.


Ne jemi Përgjegjës të Plotë për mbarëvajtjen e gjithçkaje nga mikrofoni tek mesazhi e qëllimi.


Ata nuk kanë as Kokë as Lider, as Unifikim Strategjie e Kuptimi.


Ne jemi Rinisja me Lidership, Strategji e Program, me Vizion e Qëllim.


Ata kanë media e foni.


Ne nuk kemi as media e as foni.


Ata kanë logjistikë, kamera, propagandë, gjithçka.


Ne kemi vetëm rrjetet tona sociale dhe vetëm vetvetet tona të thjeshta.


Ata janë Fuqia, Madhështia, Suksesi.


Ne jemi Hapi i Rinisjes i të thjeshtëve dhe të pazhurmshmëve.


Ndaj, kur të vini, nëse vini, në dt 21 gusht 2026, në orën: 18.00, ejani të qartësuar e pa ngatërresa në kokën e mendjen tuaj.


Ju lutem, mos na ngatërroni me askënd tjetër.


Ne jemi thjesht një Hap.


Kaq.


Ne jemi Rinisja.


Bekime e përqafime,


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page