Të dashur miq
- Arian Galdini

- Sep 29
- 1 min read

Derisa koha të më rikthejë në rrjedhën e përditshme të pranisë live me ju, dua t’ju bëj me dije se deri më 14 tetor do të jem i detyruar të ndalem përkohësisht nga lidhjet e drejtpërdrejta dhe nga “Këndi i Shpresës” që na ka bashkuar shpesh me mendim, ndjenjë e frymëzim.
⏳ Kjo është një periudhë me arsye objektive që kërkon përqendrim diku tjetër, larg kamerës, por jo larg jush.
Do të mundohem, sa herë të kem mundësi dhe frymë, të jem i pranishëm përmes postimeve, fjalëve të buta, mendimeve që ngrohin ditën dhe shpresës që nuk shuhet kurrë, as kur ndalemi pak për të marrë frymë më thellë.
🌿 Ndonjëherë mungesa është një kohë e heshtur që përgatit kthime më të pastra.
Ju falënderoj për mirëkuptimin, praninë dhe mbështetjen tuaj që e ndjej edhe në heshtje.
Deri në takimin tonë të radhës,
🌅 Bekime, përqafime, dhe dritë në çdo ditë që vjen.
Arian Galdini
.png)










Comments