Unë i shërbej Izraelit dhe Sionizmit…
- Arian Galdini

- 3 days ago
- 4 min read

Po, po, unë i shërbej Izraelit dhe Sionizmit…
Më ka blerë Izraeli dhe Sionizmi me kohë e me vakt…
Thjesht ende nuk e kam kuptuar sesi i shërbej, në ç’mënyrë, më cilat mjete, me çfarë peshe, ndikimi apo roli..
Kam dëgjuar se shërbejnë ata që janë në ekrane televizive nga mëngjesi në darkë, e që shëtiten nga televizioni në televizion…
Se që ti shërbesh një Fuqie kaq të Madhe sa e si Izraeli e si Pleqësia e Sionit, që kontrollon Krerë të Qeverive të Botës, vendos për Fatet e Botës, duhet të jesh në çdo ekran e televizion si analist, ligjërues e debatues i palodhur.
Nëse më kërkoni në ekrane, nuk më gjeni..
Ndoshta ndonjëherë, sporadikisht më vjen ndonjë ftesë modeste për të “rehatuar” fytyrën time e zërin tim dhe fjalët e mia në ndonjë ekran nga ndonjë gazetar a redaksi kurioze, por janë aq të ralla sa nuk e di nëse i shërbejnë dot nevojave e tamave të Miliarderëve e “Mjeshtrave Botërorë të Prapaskenës e Botës Okulte sikurse janë, Izraeli dhe Sionistët…
Ftesat me pikatore që më vijnë mua një herë në vit, në muaj apo ndonjëherë ndër disa javë, vështirë se i hyjnë në punë Izraelit dhe Sionistëve..
Më e shumta ato ftesa shërbejnë ndoshta si test publik për emrin, profilin dhe tezat e mia, por kurrësesi shërbim ndaj Izraelit dhe Sionistëve.
Gjithashtu, prej 1991, as kam marrë ndonjë ofertë, as përfillje, as begenisje për ndonjë ofiq, post, rol, detyrë, vend pune, qoftë edhe si tundës dere nga Qeveria Rama apo Pushtetet a Udhëheqësit e Partisë së Ramës, as të Metës, as të Majkos, as të Nanos e as të Berishës.
Të gjithë lojtarët e “punëtorët e zellshëm” të Izraelit dhe Sionizmit kanë qenë gjithmonë ku janë pushtetet, pronat, paratë, udhëheqësit.
Unë skam qenë kurrkund.
Ore nuk ma kanë varur fare, fare, fare..
Prej vitit 1991, nuk kam marrë asnjë vend pune në shtet, administratë publike qendrore apo lokale, as ndonje fond, financim, donacion, sponsorizim, bonus, shpërblim, Projekt, Tender, PPP, Koncension, Leje Ndërtimi, Lincensim Strategjik, benefit, përfitim të drejtpërdrejtë, të tërthortë apo nëpërmjet ndonjë të treti, as unë, as familjarët e mi, as farefisi im, as rrethi i miqve apo të njohurve që janë në kontakt e ndërlidhje të qartë me mua në këto 36 vite, as nga PS, as nga PD, as nga LSI, e as nga ndonjë parti tjetër pushteti apo pushtetesh.
Ndaj dua ta di, ore si i shërbej unë Izraelit e Sionizmit?
Si?
Se në media nuk jam.
Me rol a ofiq a pozicion nuk jam.
Analist nuk jam.
Tenderaxhi nuk jam.
Me Projekte nuk punoj.
Biznes nuk kam.
Madje në media jam prej 2016 njeriu më i ndaluar, më i bllokuar, më i mohuar dhe tashmë krejtësisht i harruar.
Ngase mungoj në media, çfarëdo që të them e të bëj unë, mua nuk më njohin fare e as e dinë fare se ekzistoj, më shumë se 98% e shqiptarëve në Shqipëri e Diasporë.
I famshëm nuk jam.
I pasur nuk jam.
I rëndësishëm nuk jam.
I njohur nuk jam.
Si i shërbej unë Izraelit e Sionizmit, si?
Madje këta “patronazhistët dhe fuksat” e partive të vjetra e të reja, nuk lënë ditë pa mi mbushur Faqet e mia në rrjetet e mia sociale dhe postimet e mia në rrjetet e mia sociale, me komente të tipit:
E kush ta var ty? Kush të njeh ty? Kush të përfill ty? Ti je njeri kot. Ti je dështak. Ti je delirant. Ti je mashtrues.
Madje “patronazhistët dhe fuksat” e partive të vjetra e të reja, i kemi parë e lexuar edhe të më “nxjerrin bojën mua” e të më “diskreditojnë” se unë nuk kam fare “like”, “komente”, “share”, e se unë jam “Fake”, sepse në fakt postimet dhe faqet e Arian Galdinit, sipas këtyre “patronazhistëve e fuksave” të partive të vjetra e të reja, nuk i lexon askush, nuk i sheh askush, nuk i ndjek asnjë shqiptar.
Atëherë le ta ndajnë mendjen…
Nëse unë qenkam kaq dështak, mashtrues, njeri kot, delirant, “i papërfillur”, “i panjohur”, “i palexuar”, “i injoruar” nga qytetarët shqiptarë, atëherë, ju lutem më ndihmoni të kuptoj, se si i shërbej unë Izraelit e Sionizmit? Si???
I parëndësishëm jam.
Nuk jam i pasur.
Nuk jam i suksesshëm.
Nuk jam i famshëm.
Nuk jam dikushi.
Në media nuk jam.
Në media ndalohem.
Përfitime, punë e bonuse nuk kam.
Në rrjetet e mia sociale jam njeriu me më pak ndjekje, lexime, shikime, like, share, komente në botë.
Rrjetet e mia sociale janë dështim total se nuk ma var njeri, nuk me sheh njeri e nuk më lexon njeri, e as ma vërshëllen askush.
Atëherë si i shërbej Izraelit e Sionizmit unë?
Se as OJF e as OJQ të financuar nga Izraeli a Sionistët a Donatorë që Komandohen nga Izraeli e Sionistët, nuk kam, nuk kam patur kurrë as unë e asnjë nga familjarët, farefisi im, as rrethi i miqve apo të njohurve që janë në kontakt e ndërlidhje të qartë me mua në këto 36 vite…
As unë nuk kam, e nuk kam patur kurrë as unë e asnjë nga familjarët, farefisi im, as rrethi i miqve apo të njohurve që janë në kontakt e ndërlidhje të qartë me mua në këto 36 vite asnjë Bursë, Trajnim, a Udhëtim a ku di unë ndonjë benefit të vockël nga Izraeli e Sionistët…
Atëherë si i shërbej unë Izraelit e Sionistëve.
Si?
Më ndihmoni ta kuptoj…
Ju lutem më ndihmoni ta kuptoj…
Do tju isha shumë mirënjohës.
Faleminderit🙏
.png)



Comments