Urtësia nuk është zë i lartë, por frymë që qëndron
- Arian Galdini

- Oct 27
- 1 min read

S’ka nevojë të thuash shumë për të mbajtur dritën ndezur.
Kur rruga që ke zgjedhur është e drejtë, vetë ecja jote është mesazh.
Vetë qetësia jote është lutje.
Vetë qëndrimi yt është mësim.
Në një botë ku gjithçka kërkon zhurmë për të ndriçuar, qetësia është ajo që jep kuptim.
Sepse njeriu i vërtetë nuk shndrit për të parë veten,por për të ndriçuar rrugën.
Mirëmëngjesi e javë të mbarë e plot bekime ju uroj të gjithëve🙏🫶
.png)










Comments