Ushtria e pafundme dhe e palodhur e zelltare me mbrojtës realë e virtualë…
- Arian Galdini

- 3 days ago
- 3 min read

Kam vënë re se “çdo politikan i pasur” apo “i pushtetshëm”, ose “i famshëm” në Shqipëri ka gjithmonë një “ushtri të pafundme e të palodhur e zelltare me mbrojtës realë e virtualë”..
Po përmenda unë ndonjë emër “politikani” me sukses, famë, pushtet dhe pasuri, menjëherë do të më vërsulen milicitë e militantëve dhe profileve fallco e callcenterave, për të më sharë e mallkuar mua, e sigurisht për të mbrojtur atë “Politikanin”…
E habitshme sepse, përveç profileve fallco shoh e vërej se ka edhe qytetarë realë, të vërtetë, të cilët nuk lënë çast e shans pa përdorur për të mbrojtur e lëvduar “Politikanin e Tyre”, e për të më sharë e mallkuar mua…
Habitem shumë sepse sido që të kem shkruar a folur unë, unë nuk jam përballë qytetarëve, as kundër qytetarëve, e nuk ngre pyetje, problematika, denoncime apo çështje në dëm të qytetarëve…
Nëse jam gabim apo në shkelje, e kam me “Politikanin” a “Politikanët”…
Nëse “Politikani” apo “Politikanët” që unë përmend apo aludoj ndihen të cënuar apo lënduar nga fjalet e postimet e mia, i sfidoj të më përballin ata vetë drejtprdrejtë…
Çdo emër që unë përmend apo aludoj, është i/e ftuar dhe sfiduar të më përballin.
Më shkruani, më kontaktoni në Inbox Facebook, ose whatsapp +355684060131, privat, ose mu përgjigjni publikisht.
Nëse “Politikani” apo “Politikanët” që unë përmend apo aludoj, më kontaktojnë në privat apo përgjigjen publikisht, u premtoj se nëse ata më përballin privatisht a publikisht e nëse ma mbushin mendjen se u kam rënë në qafë padrejtësisht apo gabimisht apo ligësisht, u premtoj publikisht këtu, se do tu kërkoj të Falur Publikisht e do të mbaj çdo përgjegjësi publike, morale apo ligjore.
Por më përballni ju lutem.
Më përballni.
Mos përdorni as militantë e as “milici virtuale vreri” për të më sharë e mallkuar.
Më përballni ju me emër e mbiemër.
Sepse unë këtu, jam Arian Galdini dhe për gjithçka që shkruaj e them në live e video e postime, marr përgjegjësi të plota ligjore, penale, morale e publike.
Unë nuk shkruaj në anonimitet e as flas në anonimitet.
Shkruaj, postoj e flas me fytyrën time, me zërin tim, me emrin tim, në Përgjegjësinë time të plotë ligjore, morale, publike e njerëzore.
Bujrum, çdo politikan e kushdo që ndihet apo dëgjon a lexon emrin e tij/saj të përmendur prej meje, bujrum më përballni ju vetë me emrin e mbiemrin e identitetin tuaj e përgjegjësitë tuaja të plota.
Sfida është e plotë e finale.
Kjo ishte për politikanët.
Tani dy fjalë për ju qytetarët që vini e mbroni këtu “politikanët e zemrës dhe xhepit tuaj”…
Ju lutem mos hyni në faqet e profilet e mia për të mbrojtur “xhambazët e politikës”.
Lërini të më përgjigjen e përballin vetë ata se unë jam me emër e mbiemër dhe ata le të më përgjigjen e përballin me emër e mbiemër…
Mos u bëni kaw servila e të zellshëm të dashur qytetarë militantë e dashamirës politikanësh të rinj a të vjetër.
E di që suksesi ka servila të zellshëm.
E di që fama ka servilla të zellshëm.
E di që pasuria ka servila të zellshëm.
E di që pushteti ka servila të zellshëm.
E di.
Sikurse e di që:
Nderi nuk kurrë as vlerësim, as njohje e as servila.
Vlerat nuk kanë kurrë as vlerësim, as njohje e as servila.
Dija, Urtesia e Ndershmëria, nuk kanë kurrë as vlerësim, as njohje e as servila.
E di…
Por a e dini kur do ndryshojë vërtetë Shqipëria?
Kur të ketë gjithnjë e më pak “shqypa” që lëvdojnë e u servilosen “politikanëve” duke u thënë: Hallall e paç suksesin, famën, arritjet, pasurinë e pushtetin…
E kur të shtohen qytetarët që nderojnë e vlerësojnë thjeshtësinë, nderin, urtësinë, dijen, mirësinë, kulturën…
Kaq
.png)



Comments