top of page

Vetëm shkruaj të vertetën për këdo që ka dëshirë a interes ta dijë apo kuptojë...


Miq,


Vërej shpesh se ka një keqkuptim mes meje dhe disa njerëzve të cilët postimet e mia mbi “realitetin dhe kontekstin tim” i marrin apo konsiderojnë si ankesa.


Jo, jo, jo.


Kurrësesi jo.


Asesi jo.


Dhe logjikisht jo.


Ankesat i bën dikush që kërkon ndihmë e mëshirë…


Më vjen keq, por kurrë në asgje që shkruaj e kam shkruar unë, nuk kam bërë as ankesa e as kam kërkuar ndihmën a mëshirën e mbështetjen apo mirëkuptimin e askujt, askujt…


Kur unë shkruaj për mohimin mediatik, për ndalimin e çensurimin, për gjithçka që e ndjej të rëndësishme si rrëfim kontekstual, e bëj që të dëshmoj pikërisht mosthyerjen dhe mosshitjen e padiskutim mosdorëzimin tim.


Asnje ankesë e asnjë ankimtari nuk ka në tekstet e postimet e videomesazhet apo live-t e mia.


Madje, jo vetëm që nuk ka asnjë ankesë e ankimtari, por ka qartësisht sfidë, vendosmëri, kthjelltësi, këmbëngulje dhe theksim për vazhdim e përballje.


Kur flas për vetminë, nuk po ankohem.


Po dëshmoj se edhe i vetëm ia dal të qëndroj e përballem me këdo, gjithëkënd e gjithçka.


Kur flas për miqtë e mi dhe elitat e Tiranës dhe vendimin tim për tu ndarë nga ata e këta, e për të zgjedhur shtegun tim të vetmisë dhe vijimin e betejave e sfidave e përballjeve edhe i vetëm, nuk po ankohem e as po shpall lista ankesash si ankimtar.


Jo. Aspak.


Madje jam duke dëshmuar se jam dalëzots edhe i vetmuar me zgjedhjen time.


Kur flas e shkruaj për këdo që më ka bërë keq, mohuar, shpërfillur, ndaluar, penguar, baltosur, etj, etj, nuk po deklaroj se e gjithë bota është kundër meje, as se të gjithë janë kundër meje, as se ata apo të gjithë po punojnë kundër meje.


Jo aspak, kurrësesi.


Po shpjegoj e po i jap dritë e zë të vërtetës së madhe, se askush nuk është kundër meje.


Jam unë ai që jam kundër e përballë kujtdo që mendoj se është i korruptuar, xhambaz, keqbërës, autokrat, etj, etj.


Pra jam unë përballë tyre.


Jo ata kunder meje.


Kam zgjedhur unë të jem përballë tyre.


Nuk janë ata kundër meje e as përballë meje.


Krejt e kundërta.


Thjesht, unë shkruaj, shpjegoj e shtjelloj se Ata sigurisht kanë pasuri, fuqi, logjistikë, media, e ushtri, dhe kur më kundërpërgjigjen mi bëjnë dëmet kolosale.


Por nuk kam thënë e as kam shkruar kurrë se ata janë kundër meje.


Gjithmonë kam thënë se jam unë, ai qe ka zgjedhur të jetë kundër e përballë Atyre.


Pasojat e kundërpërgjigjeve të Tyre ndaj meje janë fatale, e tejet groposëse.


Kështu që kur unë shkruaj per pasojat, nuk ankohem jo.


Vetëm shkruaj të vertetën për këdo që ka dëshirë a interes ta dijë apo kuptojë.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page