Zgjimi nuk ndodh vetëm në mëngjes
- Arian Galdini

- Sep 22
- 1 min read

Zgjimi nuk ndodh vetëm në mëngjes.
Zgjimi i vërtetë ndodh kur e sheh veten me mëshirë.
Kur nuk e quan dështim ditën që s’pati lavdi.
Kur ia fal vetes hapat e ngadaltë, dyshimet e paevitueshme dhe udhët që s’erdhën shpejt, por kurrë nuk u lanë pas dore, atëherë kupton se forca e njeriut s’është tek të mbërriturit shpejt, por tek besnikëria ndaj rrugës.
Sot është një mundësi e qetë për të zgjedhur paqen mbi përkryerjen, përpjekjen mbi rezultatin, e të qenurit i gjallë dhe i mirë mbi të qenurit i padukshëm, i konformuar.
Ditë e javë të mbarë e plot bekime🙏🫶
.png)










Comments