Zoti nuk flet gjithmonë me zë
- Arian Galdini

- Oct 19
- 1 min read

Zoti nuk flet gjithmonë me zë.
Herë-herë Ai vjen si një pyetje e thellë në ndërgjegje, një dhimbje që të zgjon, një fije drite që nuk shpjegohet, por të ndriçon.
Në një kohë që i jep vendin e parë pamjes, ndjenja e vërtetë nuk shkëlqen, por ndizet thellë.
Shpirti nuk ushqehet me pasqyrë, por me pastrim.
Dhe zemra nuk bëhet e fortë nga miratimi i turmës, por nga heshtja që nuk e tremb.
Për çdo njeri që ende e ndjen thirrjen për të qenë më shumë se një profil, Zoti mbetet dritarja që s’e mbyll dot askush.
Fryma e Tij është bekimi që na mbush jo për të fituar botën, por për të mos e humbur vetveten.
.png)










Comments