top of page


Shpirti ka nevojë për një dritë që nuk varet nga lavdërimi
Të ndërtosh një jetë me themel të qëndrueshëm, do të thotë të mos e ndërtosh mbi lehtësi, por mbi ndershmëri të heshtur. Jo për të bërë përshtypje, por për të pasur një vetvete që nuk shembet nga brenda. Shpirti ka nevojë për një dritë që nuk varet nga lavdërimi. Ka nevojë për një besim të qetë, që nuk lëkundet nga moda e rradhës, as nga rrethanat, as nga çmimi që t’u ofrua për ta tradhtuar. Aty ku ka ndershmëri të paepur, aty ka bekim. Dhe aty ku ka bekim, fillon një jetë që

Arian Galdini
Oct 17, 20251 min read


E kaluara nuk është barrë, është busull
Njeriu nuk bëhet i ndritur duke harruar, por duke e kuptuar atë që dikur ka ndodhur. E kaluara nuk është barrë, është busull. Ajo nuk kërkon nga ne ndjesë apo hakmarrje, por kuptim. Sepse një shoqëri që nuk rikujton për të kuptuar, është e dënuar të harrojë për të përsëritur. Nëse dëshiron të jesh i lirë, mos e harro kurrë atë që ndodhi kur njerëzit hoqën dorë nga mendimi. Nga ai çast, nisën të besojnë gjithçka që u ofronte pushteti.

Arian Galdini
Oct 17, 20251 min read


Ka virtyte që nuk shihen me sy dhe as maten me pëlqime
Ka virtyte që nuk shihen me sy dhe as maten me pëlqime. Një zemër që lutet pa zë është më e fortë se një tribunë që bërtet për drejtësi. Një njeri që nuk e mohon shpirtin për të përfituar një vend më komod në botë, është shtylla e padukshme e qytetërimit të vërtetë. Në botën që na mëson të ecim sipas asaj që duket, që të jesh i vërtetë është akt i rrallë. Por Zoti, Ai që sheh jo sipërfaqen, por thellësinë, Ai nuk të mat me zhurmën që bëre, por me heshtjen që nuk e ndërron për

Arian Galdini
Oct 17, 20251 min read


Liria si kujtesë e Zotit: UÇK-ja dhe morali i drejtësisë që Europa harroi!
Nga Arian Galdini Ka çaste kur kombet ndalen për të dëgjuar shpirtin e tyre. Nesër, më 17 tetor 2025, Shqipëria do të ndalë frymën për një kujtesë të shenjtë, për të thënë se Liria nuk është as kujtim, as nostalgji, por frymë që duhet të mbrohet nga harresa. Në sheshin “Skënderbej”, ku janë ndezur dritat e pavarësisë dhe janë mbajtur plagët e bashkimit, mijëra shqiptarë do të mblidhen për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët e Kosovës, jo për të kërkuar hakmarrje, por për të m

Arian Galdini
Oct 16, 202510 min read


S’ka rend më fisnik se ai që vendos si pikënisje dinjitetin dhe si cak lirinë morale
S’ka rend më fisnik se ai që vendos si pikënisje dinjitetin dhe si cak lirinë morale. Nuk lindet i lirë duke mohuar kufijtë, por duke ndërtuar brenda vetes një etikë të qëndrueshme, që nuk e shemb dot as fyerja, as tundimi, as turmat që qeshin me vlerat. Nëse di ta kthesh drejtësinë në mënyrën tënde të të jetuarit, pa zhurmë dhe pa retorikë, atëherë ti je më përpara se ligjet. Sepse ka ligje që ndëshkojnë dhe ka ligjërime që shpëtojnë. Njeriu shpëtohet kur ia kthen Zotit ndër

Arian Galdini
Oct 16, 20251 min read


Ka një lloj heshtjeje që nuk vjen nga frika, por nga përmasa e të menduarit
Ka një lloj heshtjeje që nuk vjen nga frika, por nga përmasa e të menduarit. Është ajo heshtje që ndodh kur një njeri pushon së foluri jo pse s’ka ç’të thotë, por sepse e ka kuptuar se e vërteta nuk bërtitet, por jetohet. Kur njeriu zgjedh të jetë besnik ndaj të vërtetës edhe kur nuk i sjell lavdi, ai nuk është më spektator i kohës së vet, por themel i një kohe të re. Shpirti që s’mund ta blesh me kompromise është pasuria më e madhe që mund të mbajë një njeri. Dhe kjo pasuri

Arian Galdini
Oct 16, 20251 min read


Një popull nuk bëhet i lirë me letra, as me statute të huaja të përkthyera me ngut, por me ndërgjegje të rritur dhe zemra që besojnë
Një popull nuk bëhet i lirë me letra, as me statute të huaja të përkthyera me ngut, por me ndërgjegje të rritur dhe zemra që besojnë. Nëse sot ende na mungon një e nesërme më e drejtë, është sepse kemi pasur shumë plane, por pak besim, shumë reforma, por pak ndërtim të brendshëm. Vetëm ai që di të pastrojë shpirtin nga krenaria bosh dhe ta mbushë me dashuri për të vërtetën, mund të ngrejë nesër një institucion që nuk varet nga njeriu i radhës, por nga drita që nuk shuhet. Zot

Arian Galdini
Oct 16, 20251 min read


Mund të jetosh me heshtje rreth vetes, por nuk jeton dot pa zë brenda vetes
Mund të jetosh me heshtje rreth vetes, por nuk jeton dot pa zë brenda vetes. Zëri i vërtetë i njeriut është ai që flet në fund të ditës, kur çdo iluzion është lodhur, dhe mbetet vetëm e vërteta përballë shpirtit. Nëse sot ke qenë i drejtë pa u parë, i ndershëm pa u shpërblyer, i mirë pa u duartrokitur, atëherë je fitimtar. Sepse Zoti i njeh ato që nuk i shohin të tjerët. Shpirti që nuk i nënshtrohet trysnisë, por mbetet i kthjellët në mjegull, është një dritë e qetë që nuk kë

Arian Galdini
Oct 15, 20251 min read


Opozita shqiptare, nga maska te mashtrimi!
Nga Arian Galdini (Si u shndërrua opozita shqiptare në një industri të iluzionit) Kur mungon doktrina, lulëzon simulimi… Kriza e opozitës shqiptare nuk është krizë votash, është kolaps vizioni. Ajo që dikur quhej përfaqësim politik është shndërruar në performancë, ku në vend të bindjes kemi simulim, në vend të doktrinës, improvizim, në vend të strategjisë, spektakël. Kështu u ngrit industria e iluzionit, forma që mbulon përmbajtjen, simulakri që zë vendin e së vërtetës. Rënia

Arian Galdini
Oct 15, 202516 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
