top of page

A ndihesh mirë në vendin tënd?

ree


Ka ditë që Shqipëria të shfaqet si një vend ku s’ka ajër.

Trupi yt reagon përpara mendjes, tension në qafë, gjunjë të lodhur, gjumë i lehtë.

Dhe nuk është vetëm nga puna apo mosha.

Është gjendja kolektive, një tension i pashprehur që kalon në frymëmarrje, në lëvizje, në lodhje.


A ndihesh mirë në vendin tënd?

A ka pushim në këtë hapësirë që duam ta quajmë shtëpi?

Apo thjesht jemi bërë mjeshtër të të duruarit?


Ky nuk është vetëm problem ekonomik. Është edhe etik.

Sepse vendi nuk është vetëm atdhe, është trup i përbashkët.

Nëse trupi është i tendosur, jemi të gjithë të sëmurë.


Mirëmëngjesi🙏🫶

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page