top of page

Askush nuk shpëton nga barra e vetë



Një shoqëri që kërkon shpëtim nga barra e tjetrit, pa marrë pjesën e vet, nuk ndërton demokraci.


Ndërton pritje pa karakter.


Pushteti që jeton nga taksat e qytetarit ka detyrim të plotë publik.


Ai duhet të japë llogari për çdo qindarkë, çdo vendim, çdo ligj, çdo pasojë.


Kur shteti përdor mundin e njeriut, njeriu ka të drejtë ta pyesë deri në fund.


Por jo çdo punë publike lind nga pushteti.


Ka punë që lindin nga bindja, nga sakrifica, nga koha e dhënë pa garanci, nga njerëz që nuk marrin prej shtetit as pagë, as privilegj, as karrige, por prapë vendosin të mbajnë një pjesë të barrës së vendit.


Kjo punë nuk qëndron mbi gjykimin.


Duhet të matet me ndershmëri, me qëndrueshmëri, me fjalë të mbajtur dhe me përgjegjësi ndaj atyre që besojnë e marrin pjesë.


Por kritika është e drejtë, pronësia mbi mundin e tjetrit është padrejtësi.


Askush nuk ka pronësi morale mbi një sakrificë ku nuk hyn me punën, kohën, besimin apo ndihmën e vetë.


Mund të mos pajtohesh.


Mund të zgjedhësh rrugë tjetër.


Mund të gjykosh nga jashtë me ndershmëri.


Por nuk mund ta kthesh djersën e tjetrit në borxh ndaj pritjes tënde.


LRE Rinisja nuk ka lindur nga privilegji publik.


Ka lindur nga sakrifica e lirë e njerëzve që e kanë marrë këtë barrë pa e kthyer në borxh ndaj askujt.


Kjo nuk na bën të pagabueshëm.


Na bën vetëm të detyruar ta mbajmë me nder atë që kemi zgjedhur vetë.


Përgjegjësi kemi ndaj së vërtetës, ndaj punës që kemi nisur dhe ndaj njerëzve që e mbajnë këtë rrugë me ne.


Prej tyre pranojmë pritshmëri të drejtë, kërkesë serioze dhe fjalë të rreptë.


Të tjerëve u njohim të drejtën të mos pajtohen.


Por jo të zotërojnë mundin tonë.


Ndryshimi nuk është shërbim që dikush tjetër ta sjell te dera.


Është barrë që secili vendos ta prekë ose ta lërë.


Askush nuk e ka borxh Shqipërinë vetëm.


Secili ka borxh pjesën e vetë.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page