Atëherë, çfarë na mbetet?
- Arian Galdini

- Sep 12
- 1 min read

Ne po jetojmë në një epokë kur përfaqësimi është zvogëluar në pamje.
Kjo nuk është më politikë.
Kjo është pamje pa substancë.
Është qeveri e formave pa frymë.
Opozitë e figurave pa kuptim.
Dhe në këtë zbrazëti që quhet sistem, qytetari nuk është i përfaqësuar.
Ai është vetëm i regjistruar.
Ai është thjesht shifër në një proces, emër në një listë, prani në një statistikë.
Ai nuk pyetet, nuk dëgjohet, nuk njihet.
Ai pranohet, për sa kohë nuk kërkon të jetë i gjallë në mendim.
Për këtë ne flasim.
Jo për të denoncuar.
Por për të thënë një të vërtetë që e ndjejmë të gjithë, shteti dhe politika janë ndërtuar për të funksionuar pa qytetarin.
Dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë nuk ka më përfaqësim.
Ka vetëm simulim.
Ka vetëm një rregull që ruan veten, jo një kontratë që na përfshin të gjithëve.
Atëherë, çfarë na mbetet?
Vetëm një akt i heshtur, të mos e pranojmë më zbrazëtinë si përfaqësim.
Të mos e quajmë zë atë që flet në emrin tonë, pa na njohur.
Ne kemi nevojë për më shumë se qeveri e opozitë…
Kemi nevojë për ndjeshmëri njerëzore që kthen kuptimin e përbashkët të të jetuarit.
Dhe ajo nuk fillon nga pushteti, as ai i qeverisjes e as ai i llogarikërkimit si opozitar në parlament.
Fillon nga zgjedhja e secilit prej nesh për të mos qenë më spektator.
.png)











Comments