Demokracia nuk vdes me një apo disa e as me shumë ligje
- Arian Galdini

- Sep 11
- 1 min read

Nuk është e lehtë të jesh qytetar në një vend ku çdo ditë të bëjnë të ndihesh i panevojshëm.
Jo sepse nuk je i aftë.
Jo sepse nuk e do këtë vend.
Por sepse gjithçka rreth teje është ndërtuar që të ndjesh se zëri yt nuk bën diferencë.
Kur zgjedhjet shihen si ceremoni, jo si vendimmarrje.
Kur fjalët e tua nuk dëgjohen në asnjë institucion, përveç vetes tënde.
Kur përfaqësimi ndodh në letra, por jo në realitet.
Kur çdo ditë ndihesh i tepërt në vendin tënd, dhe megjithatë s’e lë, sepse ndihesh pjesë e tij.
Kjo është sfida më e madhe, të mos dorëzohesh në një sistem që punon për të të lodhur.
Të mos e humbasësh përulësinë kur e sheh se të paditurit ngjiten.
Të mos e humbasësh dinjitetin kur sheh se ndershmëria nuk të shpërblehet.
Të jesh qytetar i mirë në një vend që nuk të do të tillë, kjo është vepra më e madhe që mund të bësh.
Sepse nga ky qëndrim fillon çdo kthesë.
Nuk bëhet me trumbetë. Bëhet me një zemër që nuk pranon të shitet.
Me një ndërgjegje që nuk e lë askënd të flasë në emër të saj.
Demokracia nuk vdes me një apo disa e as me shumë ligje.
Ajo zbehet kur njerëzit ndalojnë së besuari që mund ta mbajnë gjallë.
Ndaj, le të mos pushojmë së qenuri të kthjellët e besimplotë tek fuqia brenda nesh. As për një ditë.
Mirëmëngjesi e bekime pafund për të gjithë🙏🫶
.png)











Comments