top of page

🚨 DENONCIM PUBLIK: MASAKRA DIGJITALE NDAJ SË VËRTETËS 🚨



Mbrëmë, llogaria ime në TikTok kishte 7,721 ndjekës.


Sot paradite, pas publikimit të një videoje kritike ndaj ministrisë fantazmë “Diella”, ndodhi një fenomen i pazakontë, brenda pak minuta u zhdukën mbi 700 ndjekës.


📉 Nga 7,721 ra në 6,969.

Pra, u zhdukën mbi 750 ndjekës në më pak se një orë.

Në të njëjtën kohë, qindra njerëz të rinj më ndiqnin, dhjetëra bënin like, komente dhe repost. Provat i keni në fotot dhe videot që publikoj.


👉 Çfarë do të thotë kjo?


E shpjegoj thjeshtë:


Nëse një fëmijë ka 10 mollë dhe i japin edhe 5 të tjera, duhet të ketë 15.

Por papritur, dikush i heq 7 mollë nga shporta, dhe mbeten vetëm 8.


Kjo po ndodh me ndjekësit e mi, njerëzit shtohen, por shifrat zbriten artificialisht.


❗Kjo nuk është normale.

❗Kjo nuk është lëvizje natyrore e një rrjeti social.

Kjo është ndërhyrje algoritmike, një masakër digjitale e bërë për të ndëshkuar një zë kritik.


📌 Kush e bën këtë?


Kjo është marrëveshja e fshehtë midis qeverisë dhe kompanive digjitale.

Edi Rama, përmes kontratave dhe lidhjeve të errëta me kompanitë e mëdha të teknologjisë, ka ndërtuar një laborator të censurës digjitale.

Kur unë denoncoj korrupsionin, mashtrimet dhe fasadën e tij të radhës, si kjo ministre virtuale e quajtur “Diella”, algoritmi vihet në punë kundër meje.


Ky është modeli i ri i kontrollit:


• Në vend që të më mbyllin gojën me polici, ma ulin shifrat.

• Në vend që të më ndalojnë fjalën me burg, më zhdukin ndjekësit.

• Në vend që të më censurojnë hapur, më zhdukin në heshtje.


📣 Ky është një paralajmërim i madh për të gjithë qytetarët:


Sot është llogaria ime, nesër mund të jetë e juaja.

Kjo është diktatura digjitale që po ngrihet në Shqipëri: qeveria dhe kompanitë teknologjike, dorë për dore, kundër zërit të lirë.


Unë nuk do të hesht.

Unë nuk do të ndalem.

Unë do të flas më fort. Sepse e vërteta nuk mund të fshihet nga algoritmet.


📢 Publikoj këto shifra si prova konkrete të kësaj masakre digjitale.

Le t’i shohin të gjithë: ndjekësit shtohen, por shifrat zbriten.

Kjo është manipulim politik i pastër.


Dhe unë e them qartë:


Edi Rama, edhe nëse bën aleancë me gjithë serverat e botës, nuk mund të ndalë të vërtetën.

Sepse e vërteta nuk censurohet.

E vërteta ndizet më fort sa herë që e përpiqen ta shuajnë.


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page