Dhimitër Anagnosti, një prej gurëve të peshës së kulturës shqiptare
- Arian Galdini

- Sep 1
- 1 min read

Ka ikur nga kjo jetë Dhimitër Anagnosti, një prej gurëve të peshës së kulturës shqiptare.
Një regjisori i madh, një artist i ndritshëm, një njeri që me veprën e tij formoi ndërgjegjen dhe kujtesën e shumë brezave.
Filma si “Lulëkuqet mbi mure”, “Gjeneral gramafoni”, “Nëntori i dytë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Komisari i dritës” mbeten pas si shtylla të një arti që nuk thjesht tregoi histori, por ndihmoi një komb të shihte veten me sytë e tij.
Vepra të tilla janë dritare nga ku shpirti kolektiv merr frymë. Artistë si Anagnosti nuk janë vetëm krijues, por formues të ndërgjegjes dhe bartës të kujtesës së përbashkët.
Mirënjohje dhe nderim për jetën dhe veprën e tij.
Trashëgimia që la është gjallëri e përhershme në kulturën shqiptare.
🙏🙏🙏🙏
.png)











Comments