top of page

Diella

ree

Qeveria shqiptare shpalli se korrupsioni do të ndalet nga një ministre që nuk ekziston, një “Diella” që s’ka trup, s’ka përgjegjësi dhe s’ka ndërgjegje.


Ky nuk është progres.


Është skenari më i sofistikuar i shuarjes së demokracisë përmes teknologjisë.


Nuk ka më zyrtarë që japin llogari.


Ka serverë që fshehin gjithçka.


Kur një vend zëvendëson ligjin me kodin, ministrin me algoritmin dhe përgjegjësinë me avatarin, ai nuk po reformon shtetin.


Ai po e shndërron qytetarin në përdorues.


E në këtë tranzicion tinëzar, ai që vendos nuk është më populli, por kompania që programon pushtetin.


Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente digjitale të pakontrolluara.


Ka nevojë për qeverisje njerëzore, të përgjegjshme dhe transparente.


Kjo është beteja që LRE e ndjek përditë.


Jo për të imituar Kinën.


Por për të merituar Europën.


Mirmëngjesi e bekime pafund të gjithëve🙏🫶

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page