top of page

Diella e nisi punën me mua….🤣🤣🤣


📉 Magjia e zezë e algoritmit: shtohen ndjekësit, bien shifrat!


Çdo minutë shihen emra të rinj që më ndjekin. Videot kanë pëlqime, komente dhe shpërndarje.


Logjika thotë, kur shtohen ndjekësit, numri total duhet të rritet.


⚠️ Por ja çudia, ndjekësit shtohen, por numri total bie. Nga 7,000 shkon në 6,990. Nga 6,990 bie në 6,970, 6625 deri tani në pak orë, minutë pas minute.


Është si të futen çdo minutë 10 fëmijë të rinj në klasë, por tabela që tregon numrin thotë se nxënësit janë më pak se dje.


👉 Kjo ndodh për dy arsye teknike:


1. Heqje (removal): Platforma i fshin ndjekësit nga numri total, duke i konsideruar si “fake” ose pas raportimeve masive.


2. Fshehje (suppression / shadowban): Platforma nuk i fshin ndjekësit realë nga database, ata ekzistojnë. Por sistemi i fsheh nga numri publik, sikur të mos ishin aty. Në realitet, ndjekësit janë aty, por nuk shfaqen në totalin që sheh publiku.


🧩 Për ta kuptuar edhe një fëmijë 5 vjeç:

Është si të kesh një kuti me 10 lodra. Çdo minutë shokët e tu të sjellin edhe lodra të tjera, dhe ti i sheh me sytë e tu që po i hedh brenda. Por kur shikon tabelën mbi kuti, ajo tregon gjithmonë më pak lodra. Lodrat nuk janë zhdukur, janë brenda kutisë, por dikush ka fshehur shifrën e saktë.


Ky është manipulim algoritmik. Ky është mashtrim digjital. Ky është një shtresë fshehjeje (suppression layer) që bën sikur je më i vogël se realisht.


🌑 Por kjo nuk është vetëm çështje teknike.

Dje dhe sot unë kam folur e kam shkruar për “Diellën”, këtë ministre fantazmë të algoritmit.


Dhe ja, si me komandë, pas denoncimit tim, ndodhi kjo “magji e zezë”: ndjekësit e rinj shtohen, por numri total bie si me dorë të padukshme.


Pra, Diella e nisi punën me mua.


Unë e kam paralajmëruar këtë qysh herët, kur fola për algokracinë.


E njëjta gjë më ka ndodhur edhe me Facebook-un tim, ku faqja ime u bllokua, u ndalua, u censurua dhe më zhdukën me harresë algoritmike.


Sot historia po përsëritet, këtë herë në TikTok.


❓Pyetja është kjo:


Pasi më kanë ndaluar, bllokuar, censuruar dhe fshirë nga mediat tradicionale, pse më sulmojnë kaq shumë dhe kaq fort edhe në rrjetet e mia sociale?


A kaq frikë kanë nga fjala ime?

A kaq e rrezikshme është e vërteta ime?


👉 Ky është mesazhi i qartë, frika e tyre është arma ime më e fortë.


Sepse kur ata arrijnë të censurojnë, të manipulojnë dhe të fshehin, kjo do të thotë që fjala ime i trondit deri në palcë.


Pikë.


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page