Disa ditë nuk kanë nevojë për fitore të mëdha
- Arian Galdini

- Sep 7
- 1 min read

Disa ditë nuk kanë nevojë për fitore të mëdha.
Nuk kanë nevojë për plan, për axhendë, për arritje.
Disa ditë janë thjesht për t’u ndalur.
Për të marrë frymë. Për të mos u ngutur.
Të dielat janë kështu.
Duken të heshtura, por brenda tyre ndodh ajo që shpesh mungon në javë, kujtesa për veten.
Nuk ka asnjë garë sot.
Askush s’të pret të jesh më i miri.
Sot mjafton të jesh i mirë me veten, i dashur me dikë, i qetë me ditën.
Kjo është ajo që e bën të dielën një dhuratë të thjeshtë, ajo të kujton se je njeri, jo projekt.
.png)











Comments