top of page

Edhe një kërkesë e fundit:

24 hours ago
1 min read

Kush më lexon a më njeh a më ndjek ZigZag, përciptas, sipërfaqësisht e pa interes e pa dëshirë për të më njohur a kuptuar qartë e kthjellët, ju lutem, ju lutem, ju lutem, më bëni Bllok dhe Delete.


Është më mirë të mos më lexoni, ndiqni apo dëgjoni a shihni, rastësisht, të dalë kur të dalë, e paqëllim.


Ju lutem më bëni Bllok dhe Delete.


Unë e kam ndarë mendjen dhe kam marrë vendim të pakthyeshëm që në Rrjetet e mia Sociale si Arian Galdini dhe në Rrjetet Sociale të LRE Rinisja, unë dua të komunikoj, ne duam të komunikojmë vetëm me ata njerëz e ata qytetarë që duan realisht e vërtetësisht të na njohin e kuptojnë.


Nëse kjo do të thotë se unë do të duhet të mbetem vetëm, e krejt i vetëm, ju them: Mos ma qani hallin..


Sepse unë nuk i trembem vetmisë.


Nëse duhet të mbetem i vetëm, ashtu qoftë.


Pikë.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page