top of page

Unë dhe Rinisja, nuk jemi “Stacion Tranzicioni për Të Zemëruarit dhe Të Mllefosurit”…

24 hours ago
2 min read

Besoj se jemi të qartë tashmë se këtu në Faqen time dhe në Rrjetet e mia Sociale si Arian Galdini dhe të LRE Rinisja, do të komunikojmë e shpalosim ide e qëndrime e do të kemi postime e komunikim vetëm me dhe për ata që njohin e kuptojnë apo që duan të njohin e kuptojnë, Arian Galdinin dhe Rinisjen.


Kushdo tjetër që rastis, nuk ka njohje, nuk ka interes apo dëshirë për të njohur Arian Galdinin dhe LRE Rinisja, është i/e lutur të largohet nga Postimet e mia dhe të LRE Rinisja, është i/e lutur që tu bëjë Bllok dhe Delete, Faqeve dhe Profileve dhe çdo Rrjeti Social të Arian Galdini dhe LRE Rinisja.


Nuk dua, nuk kërkoj e nuk kam as interes e as nevojë për audiencë, shikueshmëri, Pëlqime, Ndjekës, Pëlqyeshmëri, shikime, shikueshmëri, famë, influencë, ndikim, popullaritet, vota, apo respekt nga larg.


Faleminderit, por nuk i dua, nuk i pranoj dhe i refuzoj të gjitha këto më sipër.


Nuk dua as simpatinë dhe as respektin e atyre që dje kanë qenë militantë e veprimtarë të Partive e OJFve e OJQve dhe Elitave të Sistemit 36 vjeçar, por që për ndonjë arsye a shkak, janë zemëruar me “Liderët, Organizatat a Bashkësitë e tyre të deridjeshme”…


Të zemëruarit e mllefosurit e të pakënaqurit me “Liderët, Organizatat a Bashkësitë e tyre të deridjeshme”…, nuk janë të mirëpritur në Faqen time në Rrjetet e mia Sociale dhe të Rinisjes…


Unë dhe Rinisja, nuk jemi “Stacion Tranzicioni për Të Zemëruarit dhe Të Mllefosurit”…


Me vjen keq, por kjo është kërkesa ime, ky është vendimi im dhe ju kërkoj sinqerisht që ta nderoni dhe respektoni.


Ju lutem më bëni Bllok dhe Delete.


Të gjithë ju militantë e aktivistë të PS, PD, Rama, Grupet Brenda PS, Berisha, Grupet Brenda PD, Grupet e Ish PD e sot jashtë PD, e të Partive të Reja, Lapaj, Qori, Shehaj, të gjithë ju që besoni e shpresoni tek Flamingot, Studentët, Revolucioni, Revoltat, ju lutem më bëni Bllok e Delete.


Ju lutem, më bëni Bllok e Delete.


Unë dua të komunikoj e shpalos mendimet e qëndrimet e mia vetëm për ata që duan të ndjekin, dëgjojnë e njohin e kuptojnë Arian Galdinin dhe Rinisjen.


Ju lutem nderojeni dhe respektojeni këtë thirrje e kërkesë të përsëritur që po ju bëj çdo ditë prej 3 javësh.


Ju lutem.


Unë dua të flas e shkruaj, qoftë edhe në vetmi e me vetminë time këtu.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page