top of page

Gara për Kryetar Bashkie në Tiranë: Kë të votojnë Socialistët?

1 day ago
2 min read

Kandidatin e PS? (Erion Braçe, Ben Blushi, Pandeli Majko?)


Kandidatin e Klikës Rama & shokë? (Ervin Demo, Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu?)


Kandidatin e Edi Ramës? (Prurjen e Re që vret “Princërimin në PS” për 10 vitet e ardhshme dhe instalon përfundimisht “Mbretërimin” e vetë Edi Ramës?)


Kë të votojnë Opozitarët?


Kandidatin e përmbysjes së skemës Hysni Milloshi? Pra arqiomarksistin që nuk i merr vota të majta Ramës, por merr votat e Konunistëve Nostalgjikë që gjithmonë i kanë pasur 30 mijë vota në Shqipëri… Arqiomarksisti Aleks Xinxa, është skema e Hysni Milloshit. Partia Komuniste e Hysni Milloshit, sa herë është lejuar të marrë pjesë në zgjedhje ka marrë disa mijëra vota, pothuajse 20 - 30 mijë vota Pensionistësh Nostalgjikë. Humbja e Edi Ramës në garën për Kryetar Bashkie të Tiranës, në 8 maj 2011, u shkaktua pikërisht nga disa mijëra vota që ia hoqi Hysni Milloshi. Prej asaj humbjeje, Edi Rama, e zëvendësoi Hysni Milloshin me Aleks Xinxën, sepse i duheshin vota Nostalgjikësh por edhe “rinie të indoktrinuar” me “mashtrime e marrëzi” komuniste e marksiste… Jam i bindur se Komunistët që dikur votonin Hysni Milloshin, janë ata “nostalgjikët” që i quajtën Ramiz Alinë dhe Fatos Nanon tradhëtarë e nuk e votuan kurrë PS, sepse ishin në ekstrem të ekstremit të majtë… Budallalliku e injoranca e tyre, i bënte shpesh edhe “mish për top” në lojërat e Ilir Metës kundër Edi Ramës. Pas humbjes së 8 majit 2011, Edi Rama zuri e vuri mend dhe i bëri këta komunistë, votues të një “Partie të Re Komuniste” dhe një Lideri të Ri Arqiomarksist, i cili i mban këto vota, në xhepin e vdekur, pra as i heqin vota Ramës, e as i bashkojnë vota Opozitës. Protesta i duhej Aleks Xinxës, që nëse mundet e nëse ia del të marrë vota të rinjsh naivë që i besojnë idealit antisistem…


Kandidatin e Adriatik Lapajt? Dmth, Kandidatin e Humorit?


Kandidatin e Protestës e të Agron Shehajt? Që nuk dihet sa e si do dalin? Nuk dihet as nëse do merren dot vesh..


Kandidatin e Profesionistëve dhe Intelektualëve e Forumeve Civile? Gledis Nano? Ermal Hasimja?


Apo Kandidatin e PD? Ilir Alimehmeti?


Kur e lexoni këtë listim, a e kuptoni që nuk ka për të patur asnjë kandidat të qytetarëve dhe ideve?


A e kuptoni?

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page