Integrimi në BE
- Arian Galdini

- Sep 18
- 2 min read

Integrimi në BE është bërë për Edi Ramën një skenë ku ai luan rolin kryesor, fjalime madhështore në Bruksel, takime me studentë të Kolegjit të Evropës në Bruges, por realiteti është se institucionet që duhet të garantojnë sundimin e ligjit, gjyqësori dhe media janë ende dobët e të kapura.
Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë (2023‑2024) identifikon probleme thelbësore: mangësi në funksionimin e drejtësisë, luftë kundër korrupsionit që pengohet nga interesat e pushtetit, media që nuk ka liri të vërtetë.
Edi Rama flet për “vitet e fundit që Shqipëria po afron BE‑në”, duke bërë premtime për anëtarësim në 2030.
Por si mund të besosh integrimin kur ende ligji nuk mbron të voglin, dhe Shqipërinë e kanë kapluar e rrëmbyer vetëm një grusht me politikanë e oligarkë të korruptuar…
Në këtë vend, çdo cikël politik sjell një premtim të ri për Evropën. Dhe çdo premtim sjell më shumë lodhje te njerëzit që përditë përballen me pritjen, me mungesën, me shpërfilljen, me fjalën e dhënë dhe të harruar.
Kur drejtësia nuk shkon te i pambrojturi, kur fjala nuk gjen dëgjues dhe premtimi nuk gjen veprim, Evropa mbetet vetëm një plan në letër që nuk prek jetën.
Evropa nuk vjen nga fjalimet. Vjen nga mënyra se si sillet shteti me njeriun. Dhe kur shteti nuk sillet më si mik, atëherë as Evropa nuk ka asnjë kuptim…
Në të LRE, nuk besojmë në afate të llogaritura për të heshtur qytetarin. Besojmë në proces që ndryshon jetën e tij.
Spektakli europian është petku që Rama ia vesh propagandës. Por pavarësisht deklaratave me qëllime dite e qoka ndërkombëtare, BE nuk e pranon vetëm fjalën, BE kërkon veprim, dtejtësi që funksionon, njerëz që japin llogari para qytetarit. Ndryshe, integrimi mbetet faqe e bukur në foto, jo reflektim real i demokracisë.
.png)










Comments