Ka një forcë që nuk bie në sy
- Arian Galdini

- Sep 12
- 1 min read

Ka një forcë që nuk bie në sy.
Nuk e sheh në foltore. Nuk e dëgjon në debatet e përditshme.
Nuk vishet me poste, nuk vishet me flamuj.
E ka emrin e vet, rrugën e vet, mundimin e vet.
Është qytetari që çdo ditë zgjohet dhe zgjedh të mos bëhet pjesë e asaj që urren.
Zgjedh të jetojë ndershmërisht në një sistem që e përçmon ndershmërinë.
Zgjedh të japë për familjen, për punën, për shpresën, edhe kur di se asgjë nuk e shpërblen.
Ky njeri i thjeshtë është themel më i fortë se çdo institucion që ndryshon nga lart.
Sepse e mban vendin gjallë jo me fjalë, por me përditshmëri të pandotur.
E mban shoqërinë në ekuilibër, jo me ligje, por me ndjeshmëri.
Ky është qytetari që na frymëzon në LRE.
Jo ai që ngre grushtin, por ai që mban shpirtin drejt.
.png)











Comments