Kam parë shumë nisje
- Arian Galdini

- Sep 2
- 1 min read

Kam parë shumë nisje.
Të shtatorit, të fushatave, të projekteve që mbesin rrugës.
E kam mësuar një gjë, nuk ka rëndësi çfarë thuhet, ka rëndësi kush e mban fjalën.
Mbrëmja nuk është për plane të mëdha.
Është për të parë: a nisa vërtet ndonjë gjë sot?
A ndryshova pak nga mënyra si e trajtova tjetrin?
A bëra një gjë të vogël që mund të vlejë më shumë se një fjali e bukur?
Po. Këto peshojnë më shumë.
Sepse Shqipëria nuk ka mungesë fjalësh.
Ka mungesë shembujsh.
.png)











Comments