top of page

Këto pamje minutë pas minute, tregojnë qartë se çfarë po ndodh në profilin tim.



Këto pamje minutë pas minute, tregojnë qartë se çfarë po ndodh në profilin tim.


Ndjekësit hyjnë minutë pas minute, njerëzit shtohen realisht, emrat e tyre shfaqen në ekran… por numri total i ndjekësve bie si me magji.


Ky nuk është më thjesht një defekt teknik.


Ky është një manipulim i pastër, një censurë algoritmike.


Një “dorë e padukshme” vendos që zëri im të mos rritet, që publiku im të mos shihet i plotë, që e vërteta të kufizohet.


Nëse ndjekësit realë fshihen, atëherë çfarë vlere ka fjala “rrjet social”?


Kur shifra bie ndërkohë që njerëzit hyjnë, kjo është një masakër digjitale, një formë e re shtypjeje dhe kontrolli.


Publikoj këto pamje që ta shohë kushdo: algoritmi është bërë vegël politike.


E vërteta ime, fjala ime, zëri i LRE, po ndëshkohen artificialisht.


Kjo nuk është lojë me shifra, kjo është një goditje ndaj lirisë dhe demokracisë.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page