Kjo fillon sot, me ty
- Arian Galdini

- Sep 10, 2025
- 1 min read

Nuk janë të rralla ditët kur njeriu ndihet i rraskapitur edhe pa bërë zë e shamata e pa u përplasur me askënd.
Jo sepse nuk ka forcë, por sepse zgjedh të mos e shpërdorojë veten.
Në një vend ku zhurma shpërblehet, forca e vërtetë është të dish të ecësh drejt pa nevojë për vëmendjen e të tjerëve.
Karakteri ndërtohet nga gjëra që nuk shihen menjëherë, nga qëndrimi i heshtur kur do të kishe të drejtë të ulërisje, nga fjala e thjeshtë kur mund të bëje shfaqje, nga refuzimi për të bërë kompromis kur rruga e shkurtër të tundon.
Shqipëria ka nevojë për njerëz që nuk ndjekin zërin më të lartë, por ndjekin bindjen më të kthjellët.
Dhe kjo fillon sot. Me ty. Me secilin prej nesh.
.png)











Comments