Kur mendimi pastrohet, fjalët nuk duhen me shumicë
- Arian Galdini

- Sep 10
- 1 min read

A nuk na ndodh të gjithëve të ndihemi sikur kalojmë nëpër ditë që duken të plota nga ngjarjet, por bosh nga kuptimi?
Dhe ka edhe të tilla që duken të qeta, por të japin më shumë sesa një ditë e tërë me ngarkesë.
Kur mendimi pastrohet, fjalët nuk duhen me shumicë.
Mjaftojnë ato që mbeten.
Një fjali që s’e the, sepse ishte e panevojshme.
Një mendim që e mbajte për vete, jo për t’u dukur, por për të mos prishur qetësinë.
Në këtë mbrëmje, ndoshta nuk kemi nevojë të themi shumë.
Mjafton ta ndiejmë qartësinë që vjen kur lëmë pas atë që s’na takon më.
Dhe i gëzohemi vetëm asaj që jemi, e asaj që jemi gati të bartim në ne, në heshtje.
.png)











Comments