top of page

Kur premton një të nesërme pa i përballuar plagët e sotme, nuk po ndërton shpresën, por po mpin ndërgjegjen e qytetarëve rë vendit tënd

ree

Kur premton një të nesërme pa i përballuar plagët e sotme, nuk po ndërton shpresën, por po mpin ndërgjegjen e qytetarëve rë vendit tënd.


Shumë qytetarë të këtij vendi e duan Evropën. Jo si slogan politik, as si stoli për t’u varur në fjalime. E duan si mënyrë jetese ku njeriu respektohet pa pasur nevojë për ndërmjetës, si radhë ku nuk triumfon kush ka më shumë miq, por kush ka më shumë të drejtë.


Evropa që ëndërrojmë nuk është skenë ku pushteti merr duartrokitje, por një shesh ku qytetari ndjehet i pranishëm, i barabartë, i dëgjuar. Një vend ku asnjë derë publike nuk matet me privilegjin, por hapet me dinjitet.


Por nuk ndërtohet e ardhmja mbi një skenë ku luhet gjithmonë e njëjta pjesë. Dhe nuk jetohet liria në një vend ku vendimmarrja digjitalizohet për të fshehur përgjegjësinë.


Ne të LRE, besojmë se demokracia nuk është zbukurim për jashtë, është frymëmarrje për brenda.


Dhe fryma e vërtetë europiane është e tillë, nuk të kërkon të imitosh, as të bësh show papushim…


Është vërtetësi, shërbesë dhe dinjitetëzim për qytetarin…

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page