Liria nuk është të bësh çfarë të duash.
- Arian Galdini

- Sep 15
- 1 min read

Është të mos bëhesh si gjithë të tjerët.
Në një botë ku gjithçka matet me pëlqime, ndjekës dhe duartrokitje, është lehtë të biesh në grackën e së lehtës.
Të rrëshqasësh drejt zakonshmërisë.
Të heshtësh kur duhej të flisje.
Të pohosh kur duhej të mos pranoje.
Por liria nuk është mungesë rregullash.
Liria është prania e një karakteri që nuk dorëzohet para rrjedhës.
Ajo që po ndërtohet me përkushtim në këtë lëvizje që e quajnë Rinisja, nuk është thjesht alternativë politike.
Është projekt për njerëz që duan të jenë të lirë në thelb, jo vetëm në shfaqje.
.png)










Comments