LRE: Dëshmia përballë Mohimit 📅 1 Korrik 2025🕯️ Dita 7
- Arian Galdini

- Jul 1, 2025
- 1 min read

“Asnjëherë projekt, gjithmonë thirrje”
Ajo që nisi në mars 2020 nuk ishte një projekt.
Nuk kishte plan biznesi, i financuar, strukturë fushate.
Sepse LRE nuk lindi për të marrë pjesë në lojë, por për të shkallmuar iluzionin që e paraqiste lojën si të vetmen mundësi.
Çdo gjë që ndërtuam, u ndërtua jo për të konkurruar, por për të dëshmuar.
Sepse Shqipëria nuk kishte nevojë për një tjetër parti, por për dikë që nuk do të thyhej,
edhe kur gjithçka do ta përbuzte.
Lëvizja Rinisje nuk është një tabelë që pret vota, por një shpirt që thërret ndërgjegjen.
Nuk është një ofertë në tregun e partive, por një mungesë e bërë zë, një lëndim i shoqërisë që kërkon të mos kthehet në plagë të pashërueshme.
Prandaj kurrë s’e quajtëm projekt.
Sepse një thirrje nuk matet me arritje, por me besnikëri ndaj burimit që e ngjizi.
.png)











Comments