LRE: Dëshmia përballë Mohimit 📅 10 Korrik 2025🕯️ Dita 16
- Arian Galdini

- Jul 10, 2025
- 1 min read

“Ne nuk lindëm për të qenë të shumtë, por për të mos qenë si të tjerët”
Që në ngjizje, ne e dinim se rruga jonë nuk do të ishte rrugë popullariteti.
Sepse e vërteta nuk e fiton kurrë shumicën menjëherë.
Ajo shqetëson, godet, tund themelet e rehatisë kolektive.
Ajo nuk flet për të të pëlqyer, por për të të zgjuar.
Ne nuk mbledhim turma me premtime.
Ne thërrasim shpirtra me ndërgjegje.
Nuk jemi për ata që kërkojnë strehë në hije,
por për ata që kanë vendosur të ecin në dritë, edhe kur drita djeg.
LRE nuk është një ftesë për t’u rreshtuar, por një thirrje për t’u ndarë nga rrjeshti.
Nuk është një stacion, por një nisje.
Nuk është çati mbi kokë, por rrezik i vullnetshëm për të mos u bërë i njëjtë me askënd.
Ne nuk lindëm për të qenë të shumtë.
Ne lindëm për të qenë ndryshe. Dhe të vërtetë.
.png)











Comments