LRE: Dëshmia përballë Mohimit 📅 11 Korrik 2025🕯️ Dita 17
- Arian Galdini

- Jul 11, 2025
- 1 min read

“Kur e gjithë rruga është mohimi, vetë ekzistenca është akt”
Nga dita e parë, rruga përpara nesh nuk ka qenë kurrë rrugë e hapur.
Jo sepse nuk kishim ide, por sepse ide të pastra nuk pranohen në sistem të ndotur.
Jo sepse nuk kishim njerëz, por sepse njerëzit e vetëdijshëm nuk hyjnë në skenaret e vjetër.
Ata nuk na përjashtuan me ligj.
Na përjashtuan me heshtje, me mosvërejtje, me injorim të qëllimshëm.
E bënë të dukeshim si mosqenie.
Por çfarë ndodh kur një mosqenie vazhdon të flasë?
Kur ajo që do të duhej të ishte zhdukur, mbijeton çdo ditë me dinjitet?
Në atë çast, vetë ekzistenca jonë bëhet çarje në skenarin e pushtetit.
Nuk jemi këtu për t’u ankuar që na mohuan.
Jemi këtu për të treguar se nuk jemi zhdukur.
Dhe kjo është mjaft.
Kur çdo rrugë është mbyllur, të jesh ende këtu, do të thotë, rruga jonë nuk varet prej tyre.
.png)











Comments