LRE: Dëshmia përballë Mohimit 📅 17 Korrik 2025🕯️ Dita 24
- Arian Galdini

- Jul 17, 2025
- 1 min read

“Të mos jesh zëri që ngjan, por zëri që vetëtin nga brenda”
Në një botë të mbushur me zëra që imitojnë njëri-tjetrin, LRE nuk është zë që kërkon të ngjajë.
Është zë që buron nga thellësia, jo nga interesi, jo nga taktika, por nga një nevojë e pastër për të thënë të vërtetën pa e përdorur atë.
Nuk jemi thirrje që pret përgjigje.
Jemi thirrja vetë, ajo që ndez ndërgjegjen, edhe nëse ajo ende fle.
Fjalët tona nuk janë të ngritura për të goditur, as për të rënë në veshët që duan spektakël.
Ato janë të formuara si gurë të shenjtë, të vendosur një nga një për të mbajtur peshën e një ideali që nuk komprometohet.
LRE është zë që nuk zë vend, sepse nuk synon hapësirë, por rrënjë në ndërgjegje.
.png)











Comments