top of page

LRE: Dëshmia përballë Mohimit 📅 23 Korrik 2025🕯️ Dita 30

ree

“Të mos jesh lëvizje që kërkon t’i prijë turmës, por frymë që ngrihet edhe kur s’ka askënd pas”


Në këtë kohë ku gjithçka matet me ndjekës, klikime e ndikim, LRE nuk matet me asgjë përtej ndërgjegjes që nuk rri dot ulur.

Sepse nuk jemi ngritur për të qenë të mëdhenj në numër, por për të qenë të vërtetë në vetvete.


Në fillim je vetëm.

Pastaj bëhesh zë.

Pastaj bëhesh dritë.

Dhe në fund, nuk je më ti që ecën, është e vërteta që ecën përmes teje.


LRE është pikërisht kjo, të mos frikësohesh nga vetmia e nisjes, të mos biesh përballë heshtjes, të mos e ndërrosh drejtimin për pak ndjekje.


Por të qëndrosh si frymë që digjet përbrenda

dhe që nuk sheh prapa për të parë kush vjen,

por sheh përpara për të mos humbur rrugën.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page