LRE: Dëshmia përballë Mohimit 📅 27 Qershor 2025🕯️ Dita 3
- Arian Galdini

- Jun 27, 2025
- 1 min read

“Një njeri, një celular, një zë që nuk kërkoi leje”
Ishte marsi i vitit 2020.
Ndërsa bota mbyllej dhe frika mbulonte gjithçka, një njeri doli para një telefoni dhe foli.
Jo për të qetësuar, jo për të shitur shpresë plastike, por për të ndezur një Kënd Shprese,
aty ku gjithçka ishte shndërruar në qoshe harrese.
Nuk kishte seli, nuk kishte logo, nuk kishte parti.
Vetëm një zë.
Një përpjekje për të mos lënë ndërgjegjen shqiptare të zhytet në të zakonshmen.
Një thirrje që nuk kërkoi leje nga askush për të ekzistuar.
Nga ai cep virtual nisi një rrugë që nuk e njihte kompromisin.
Një rrugë që do të çonte në 24 Tetorin 2020, ku Këndi i Shpresës u bë Lëvizje,
dhe Lëvizja u bë Dëshmi.
LRE nuk lindi nga struktura.
Lindi nga nevoja për një të vërtetë që nuk pranoi të shtirej.
Ky është fillimi.
Një njeri. Një celular. Një e vërtetë.
Që u tha.
Dhe nuk u tërhoq më kurrë.
.png)











Comments