top of page

LRE: Dëshmia përballë Mohimit 📅 28 Qershor 2025🕯️ Dita 4


“Nuk ishim askush, por s’ishim të zbrazët”


Kur nisëm, nuk kishim as zyrë, as strukturë, as financë, as ndihmë.

Por kishim diçka që nuk e blen dot asnjë pushtet, bindjen e thellë se Shqipëria meriton më shumë se ç’i është ofruar.


Një njeri.

Një celular.

Një faqe Facebook.

Një ekran i vogël ku drita përpiqej të mos shuhej nga errësira.

Aty nisi Këndi i Shpresës.

Jo si program, jo si projekt, por si akt vetëdijeje.


Çdo natë, një bisedë me ata që nuk donin më të gënjeheshin.

Një komunikim që nuk i shërbente audiencës, por ngjallte ndërgjegjen.

Nga ai cep i vogël u ngjiz fara e Rinisjes, sepse aty ku askush nuk shpreson më,

shpresa nuk është luks, por shpëtim.


Nuk ishim të shumtë, por ishim të vërtetë.

Nuk ishim të njohur, por ishim të vetëdijshëm.

Dhe kjo mjaftonte për të filluar.

Jo një lëvizje politike, por një akt i ri besimi në të vërtetën.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page