LRE: Dëshmia përballë Mohimit 📅 3 Korrik 2025🕯️ Dita 9
- Arian Galdini

- Jul 3, 2025
- 1 min read

“Të fillosh pa garanci, por me bindje”
Asnjëherë nuk kemi pasur garanci suksesi.
Askush nuk na premtoi mbështetje, as pushtet, as ndonjë vend në tavolinë.
E vetmja gjë që kishim në fillim ishte bindja e thellë se nuk mund të rrimë duarkryq, se të mos bësh asgjë është vetë akti i dorëzimit.
LRE lindi pa rrjet sigurie.
Nuk kishte krahë që ta mbronin, as sigla që të hapnin dyer.
Por kishte diçka që mungon në çdo skenë politike, ndershmërinë për të mos mashtruar, dhe guximin për të mos u fshehur.
Ne nuk erdhëm për të fituar shpejt.
E as për të qenë pjesë e radhës.
Ne erdhëm për të qenë rrënjë, edhe nëse askush nuk na shihte si pemë.
Dhe kjo është arsyeja pse, edhe sot, nuk kemi frikë nga asgjë.
Sepse ai që ka nisur pa garanci, nuk ka se ç’të humbasë, përveç vetes së vet.
Dhe ne, veten nuk e kemi tradhtuar kurrë.
.png)











Comments