LRE: Dëshmia përballë Mohimit 📅 4 Korrik 2025🕯️ Dita 10
- Arian Galdini

- Jul 4, 2025
- 1 min read

“Nuk lindëm për të zëvendësuar, por për të rizgjuar kuptimin”
LRE nuk u krijua për të zënë vendin e askujt.
As për të rimarrë pushtetin në një tavolinë të mbushur me fytyra të ricikluara.
Nuk u shfaqëm për të luajtur rolin e opozitës “së radhës”, por për të thyer rendin e një loje të vjetër, ku gjithçka maskohet si ndryshim,
vetëm që i njëjti mashtrim të vazhdojë me ngjyra të tjera.
Ne nuk hymë në këtë betejë me regji e sponsorë.
As me plane marketingu e fjalor të ndërrueshëm sipas trendit.
Ne dolëm përballë me fjalë që nuk janë dekor, me shikime që nuk i shmangen të vërtetës, me zemra që nuk durojnë dot më heshtjen e programuar.
LRE nuk është produkt. Është zemërthirrje.
Nuk është zgjidhje e lehtë, por shteg për ndërgjegjen.
Nuk është karrierë. Është shërbesë.
Kush kërkon zhurmë, nuk do të na gjejë.
Por kush kërkon kuptim, do të na ndjejë,
aty ku drita ndizet pa bujë, dhe qëndresa rri zgjuar kur të tjerët flenë.
.png)











Comments