LRE: Dëshmia përballë Mohimit 📅 6 Korrik 2025🕯️ Dita 12
- Arian Galdini

- Jul 6, 2025
- 1 min read

“Të mos jesh i përshtatshëm, por i domosdoshëm për të vërtetën”
Që nga hapat e parë, ne nuk kërkuam të jemi të përshtatshëm.
Jo për ekranet, jo për partitë e vjetra, as për ata që matin gjithçka me pragun elektoral.
Sepse nuk erdhëm për të hyrë brenda sistemit, por për të treguar se ka edhe një jashtë që nuk është zbrazëti.
Na quajtën idealistë, të padëmshëm, naivë.
Por harruan se idealistët janë të vetmit që nuk e shesin asnjëherë vetveten.
Sepse ajo që na shtyn nuk është karriera, por ndërgjegjja.
Nuk është interesi, por bindja se Shqipëria ka nevojë për një zë të pastër, edhe nëse zëri nuk dëgjohet menjëherë.
Ne nuk jemi për të gjithë.
Por jemi të domosdoshëm për ata që duan të shohin Shqipërinë si mundësi, jo si treg.
Si amanet, jo si pasuri për t’u plaçkitur.
Dhe po, ndonjëherë e vërteta është e papërshtatshme.
Por është e vetmja gjë që mbetet kur çdo gjë tjetër bie.
.png)











Comments