top of page

📘 LRE: Lindja dhe Rinisja e tĂ« DjathtĂ«s Autentike Shqiptare đŸ—“ïž Dita 11. 5 Korrik 2025



đŸȘ¶ Tema: E djathta Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se ideologji, Ă«shtĂ« mĂ«nyrĂ« jetese, vetĂ«kuptim dhe betim ndaj vlerave


E djathta nuk është thjesht një teori politike.

Ajo nuk lind në tryeza akademike, as në qeveri teknike.

Lind në mënyrën si ngrihesh në mëngjes, si respekton të tjerët, si e mban fjalën, si reagon kur askush nuk të sheh.


E djathta e vërtetë nuk është thjesht një qëndrim ndaj politikës, por një mënyrë të menduari për jetën, për njeriun, për Zotin, për detyrën.


Ajo nuk ka të bëjë vetëm me programin ekonomik apo politik, por me stilin e qenies, si jeton, si duron, si punon, si udhëheq.


E djathta është vetëdije: që liria nuk vjen pa përkushtim, që dinjiteti nuk vjen pa sakrificë, që e mira nuk ndodh rastësisht.


ËshtĂ« zakon i brendshĂ«m, jo modĂ« kalimtare.

ËshtĂ« besĂ« qĂ« i jep vetes, edhe kur tĂ« tjerĂ«t s’po ta kĂ«rkojnĂ«.


Të jesh i djathtë do të thotë të jetosh me vetëpërmbajtje në një botë që të nxit të shfrenohesh,të mbash barrë kur të gjithë e hedhin mbi të tjerët, të kërkosh të vërtetën edhe kur ajo të kushton.


Të jesh i djathtë nuk është pozicion, është udhë, dhe betim për të mos devijuar nga ajo udhë.


đŸ•Šïž NesĂ«r: “Dita 12, Shteti i sĂ« djathtĂ«s nuk e ndĂ«rton qytetarin, por i shĂ«rben atij qĂ« e ndĂ«rton vetveten.”

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page