đ LRE: Lindja dhe Rinisja e tĂ« DjathtĂ«s Autentike Shqiptare đïž Dita 3. 27 Qershor 2025
- Arian Galdini

- Jun 27, 2025
- 1 min read

đȘ¶ Tema: Shteti i djathtĂ« nuk Ă«shtĂ« as dorĂ« e hekurt, as dorĂ« qĂ« tĂ« lĂ« nĂ« baltĂ«
E djathta që besojmë nuk ndërton një shtet frikë, por as një shtet që të braktis.
Nuk sundon me grusht hekuri, por as nuk rri duarkryq kur njeriu bie.
Shteti i djathtë nuk është as perandori që shtyp, as patericë që kalb dëshirën për të ecur vetë.
Ai është kujdestar i së drejtës dhe mbrojtës i atyre që nuk kanë zë, por jo zëdhënës i kapriçove të turmës.
Në filozofinë tonë, shteti është shërbëtor, jo zot.
ĂshtĂ« kufi i sĂ« keqes, jo kufizim i lirisĂ«.
ĂshtĂ« kujdestar i rendit, jo pronar i njeriut.
Ne nuk besojmë tek shteti që ndëshkon gjithçka dhe shpërndan gjithçka.
Besojmë tek shteti që respekton lirinë dhe ndihmon pa e nënshtruar.
E djathta e LRE-së është në zemër një politikë e maturisë, ku qytetari është i lirë, por jo i braktisur; ku ligji është i fortë, por jo mizor; ku shteti është i dobishëm, por jo gjithkund.
Nuk duam një Shqipëri ku njeriu shpreson vetëm tek shteti, por as një vend ku shteti është kthyer në një biznes i paprekshëm për të fortët.
Duam një shtet që i hap rrugë njeriut,
që mbron kufijtë, por jo duke kufizuar ëndrrat.
đïž NesĂ«r: âDita 4, Familja Ă«shtĂ« themeli i shoqĂ«risĂ«, jo thjesht njĂ« çështje private.â
.png)











Comments