đ LRE: Lindja dhe Rinisja e tĂ« DjathtĂ«s Autentike Shqiptare đïž Dita 9 . 3 Korrik 2025
- Arian Galdini

- Jul 3, 2025
- 1 min read

đȘ¶ Tema: TĂ« djathtĂ«n nuk e pĂ«rcakton uniforma politike, por qĂ«ndrimi ndaj sĂ« vĂ«rtetĂ«s
E djathta nuk është ngjyrë, nuk është flamur, as kostum ceremonial.
Nuk është një logjikë grupi, por një qëndrim individual ndaj të vërtetës.
Ka nga ata qĂ« sâe kanĂ« ndryshuar kurrĂ« bindjen politike nĂ« jetĂ«, por e kanĂ« braktisur çdo ditĂ« ndĂ«rgjegjen.
Dhe ka nga ata që kanë ndryshuar shumë herë palë politike, por nuk kanë tradhtuar kurrë të vërtetën.
Për LRE-në, e djathta nuk është dogmë, por udhëtim i ndershëm drejt dritës, ku fjala, mendimi dhe veprimi duhet të rrinë në të njëjtën vijë.
E djathta e jonë nuk është gjeografi partiake, por moral personal dhe përkushtim publik ndaj asaj që është e drejtë, edhe kur është e vështirë.
Nuk e mat veten me numra, por me qëndrueshmëri.
Nuk e ndërton identitetin nga kundërshtari, por nga e vërteta që mbron, edhe kur është vetëm.
Sepse të jesh i djathtë nuk do të thotë të urresh të majtën, por të mos lejojsh asnjë ide, asnjë sistem, asnjë rrethanë të të shkëpusë nga ajo që e di se është e drejtë.
đïž NesĂ«r: âDita 10, E djathta nuk Ă«shtĂ« kulti i forcĂ«s, por kultura e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«.â
.png)











Comments